Aktorja kubane, Ana de Armas, u pa në formë të shkëlqyer teksa mbërrinte në një palestër në Los Anxhelos të premten në mëngjes.
Ylli i filmit No Time To Die kishte zgjedhur një veshje sportive në ngjyrë gri të hapur — një bluzë pa reçipeta dhe legjinsa të kombinuara — që theksonin format e saj të tonifikuara. Ajo e kishte plotësuar pamjen me atlete të zeza, një çantë Louis Vuitton, syze dielli të zeza dhe vathë të artë.
37-vjeçarja po kalon një periudhë të re në jetën e saj pas ndarjes nga aktori legjendar Tom Cruise, 63 vjeç, pas nëntë muajsh lidhjeje.
Sipas revistës US Weekly, brunia bukuroshe është ndjerë se romanca po ecte me ritëm shumë të shpejtë dhe ishte tepër intensive, gjë që e kishte bërë të ndihej “e parehatshme”.
Megjithatë, burime për People raportojnë se Ana dhe Cruise kanë mbetur në marrëdhënie miqësore dhe pritet të punojnë sërish bashkë në filmin Deeper, i cili do të xhirohet në Londër dhe Maltë, sapo të miratohet buxheti.
Filmi aventurë mbi zhytjet në det të thellë është shtyrë për shkak të shqetësimeve buxhetore, çka i ka zhgënjyer disi të dy aktorët, të cilët kishin filluar tashmë përgatitjet për projektin.