Kate Winslet ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një paraqitje elegante dhe joshëse teksa u shfaq në premierën e filmit “Finding Harmony: A King’s Vision – Windsor Castle”, e mbajtur në një atmosferë madhështore në Londër.
Aktorja fituese e “Oscar”-it shkëlqeu në tapetin e kuq, duke dëshmuar edhe një herë se mbetet një ikonë stili dhe hijeshie, pavarësisht viteve në skenën e Hollivudit.
Me një veshje të kuruar deri në detaje, Winslet u shfaq plot vetëbesim, duke rrëmbyer vëmendjen e kamerave dhe të pranishmëve.
Në këtë mbrëmje speciale, ajo iu bashkua edhe Benedict Cumberbatch, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Sophie Hunter. Çifti u shfaq i buzëqeshur dhe elegant, duke kompletuar një treshe yjesh që i dha premierës edhe më shumë shkëlqim.
Filmi “Finding Harmony: A King’s Vision – Windsor Castle” sjell një këndvështrim unik mbi historinë, artin dhe vizionin mbretëror, ndërsa prania e emrave të mëdhenj të kinemasë britanike në premierë e ktheu eventin në një nga më të përfolurit e showbizit.
Pa dyshim, Kate Winslet dëshmoi se klasi dhe karizma nuk dalin kurrë nga moda.