Laura Whitmore shkëlqeu teksa mori pjesë në shfaqjen e Paul Costelloe gjatë Javës së Modës në London të enjten, pak pas njoftimit për shtatzëninë e saj të dytë.
Ish-prezantuesja e Love Island, 40 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një xhaketë blu dhe të bardhë boucle, e kombinuar me një fustan mini me vija të njëjta.
Ajo shtoi lartësi pamjes së saj me një palë taka të bardha dhe e kompletoi look-un me çorape të ngjashme, duke nxjerrë në pah barkun e saj në rritje, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Laura ishte gjithashtu në kopertinën e revistës Hot Press, ku zbuloi më shumë rreth shtatzënisë së saj. Bukuroshja ndau lajmin se po prisnin fëmijën e dytë me bashkëshortin e saj, Iain Stirling, në një postim në Instagram të mërkurën në mbrëmje.
Për një tjetër paraqitje tërheqëse, Laura u shfaq me një jumper navy cropped dhe të brendshme të zeza, duke nxjerrë në pah stilin e saj të guximshëm dhe vetëbesimin.