Lily James, Jessica Chastain dhe Naomi Watts shkëlqejnë në Javën e Modës në Paris gjatë prezantimit të Zimmermann

Bota e Yjeve

Lily James, Jessica Chastain dhe Naomi Watts shkëlqejnë në Javën e Modës në Paris gjatë prezantimit të Zimmermann

Nga: A.M Më: 9 mars 2026 Në ora: 17:19
Lily James, Jessica Chastain dhe Naomi Watts

Yjet e mëdha të showbiz-it e nisën herët ditën e hënë, teksa Java e Modës në Paris vazhdoi me një prezantim në mëngjes nga shtëpia e modës Zimmermann.

Aktorët Lily James, Jessica Chastain dhe Naomi Watts ishin ndër të pranishmet, ndërsa shtëpia australiane e modës prezantoi koleksionin e saj më të ri vjeshtë-dimër në Palais de Tokyo.

Duke zgjedhur një bluzë elegante mëndafshi ngjyrë bordo dhe pantallona lëkure kafe me rrip, Lily, 36 vjeçe, dukej si gjithmonë shumë me stil ndërsa zuri vendin e saj në rreshtin e parë përpara nisjes së sfilatës, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Lily James
Image
Lily James, Jessica Chastain, Naomi Watts,Oprah Winfrey dhe Kirby Bumpus

Në shoqërinë e aktores britanike, Naomi gjithashtu mori vëmendjen me një kostum pantalona në ngjyrë rozë të ndezur, të përbërë nga një xhaketë e ngushtë dhe pantallona me fund të hapur.

Ylli i Hollywood-it, 57 vjeçe, e kompletoi pamjen me buzëkuq të kuq të thellë ndërsa u ul për të ndjekur prezantimin të hënën në mëngjes.

Image
Lily James dhe Naomi Watts

Ndërkohë, Jessica tërhoqi vëmendjen me një xhaketë portokalli të madhe dhe taka të së njëjtës ngjyrë, pasi u ul pranë kolegeve të saj aktore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat