Kylie Jenner ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e mediave rozë, duke u shfaqur mahnitëse me një fustan tepër elegant dhe të guximshëm, që theksonte linjat e saj dhe zbulonte një dekolte të hapur.
Ylli i “The Kardashians” u pa në një dalje publike ku kombinonte stilin luksoz me vetëbesimin që e karakterizon, duke u bërë menjëherë kryefjalë në rrjetet sociale dhe në mediat e modës. Fustani i saj i zgjedhur, me prerje të theksuar dhe detaje glamuroze, u vlerësua si një nga paraqitjet më të spikatura të saj kohët e fundit.
Paraqitja vjen në një moment të rëndësishëm për biznesmenin e bukurisë, pasi së fundmi ajo ka shitur një nga rezidencat e saj luksoze për mbi 20 milionë dollarë. Prona, e vendosur në një zonë elitare, ishte pjesë e portofolit të saj të pasur imobiliar dhe reflekton stilin modern dhe minimalist që Jenner preferon.
Përveç suksesit në biznes me markën e saj kozmetike, Kylie vazhdon të dominojë edhe në botën e modës dhe showbizit, duke dëshmuar se është një nga figurat më me ndikim të momentit.