Dakota Johnson u duk tejet e vendosur teksa largohej nga një palestër në Los Angeles pas një stërvitjeje intensive të premten.
Aktorja 36-vjeçare tregoi linjat e saj të tonifikuara në një sërkë të kuqe sportive dhe një palë të brendshme të zezë, një kombinim që nxirrte në pah muskujt e saj të barkut dhe duarve.
Ajo ecte me vetëbesim përgjatë rrugës me çorape sportive dhe atlete, ndërsa syzet e diellit i mbronin sytë nga rrezet e Kalifornisë Jugore, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Ylli i “Fifty Shades of Grey”, i cili është parë në dalje me këngëtarin më të ri Role Model pas ndarjes nga Chris Martin, kishte flokët e saj të gjatë kafe të mbledhura në një gërshet të vetëm mbi shpatull, ndërsa disa fije të lagura i ngjiteshin ende ballit.
Pas një stërvitjeje kaq intensive, Johnson mbante në dorë një peshqir të bardhë për të fshirë djersën.
Aktorja zakonisht stërvitet katër deri në gjashtë ditë në javë, me një ose dy ditë pushim, duke u fokusuar te dance cardio, Pilates, yoga dhe stërvitje me peshë.