Ylli i ekranit dhe këngëtarja e njohur, Selena Gomez, tërhoqi të gjitha sytë ditën e djeshme gjatë lansimit të linjës së saj të re të fondacioneve për markën e saj të bukurisë, Rare Beauty. Për këtë event në Los Angeles, Gomez zgjodhi të ndiqte temën e ngrohtë dhe të ëmbël, duke e çuar nivelin e “cute” një hap më lart.
Aktorja e hitit televiziv The Only Murders in the Building veshur një fustan mini rozë prej satenit, pjesë e koleksionit pranverë 2026 të Prada-s. Fustani kishte një siluetë të drejtuar, si T-shirt e stilizuar, me fund të bardhë që shfaqej lehtë dhe një xhep të ekspozuar në pjesën e përparme – detaji më i veçantë i veshjes.
Një tjetër element i veçantë ishte bizhuteria e integruar tek fustani, duke eliminuar nevojën për aksesorë të veçantë. Kollari i teksturuar dhe i punuar me qepje shtonte një prekje femërore ndërsa Selena e kombinoi look-un me vathë argjendi dhe unaza diamanti. Për këpucë, ajo zgjodhi slingbacks të bardha, të pastërta, që binin në harmoni me ngjyrën e fustanit.
Selena stilizoi flokët në një updo të rafinuar, duke lënë disa tufëza të lira të rrethojnë fytyrën. Sa i përket make-up-it, ylli preferoi një stil natyral për të nxjerrë në pah fondacionet e saj, duke përputhur hijen e rozës së fustanit me hije sysh dhe duke mbajtur blush-in minimal.
Ky event shënoi jo vetëm një moment të rëndësishëm për Rare Beauty, por edhe një paraqitje elegante dhe të kujdesshme nga Selena Gomez, që vazhdon të dominojë botën e modës dhe të bukurisë.