Natasha Lyonne mahnit në tapetin e kuq të “Euphoria” me pamje të guximshme dhe elegante

Bota e Yjeve

Natasha Lyonne mahnit në tapetin e kuq të “Euphoria” me pamje të guximshme dhe elegante

Nga: A.M Më: 9 prill 2026 Në ora: 22:51
Natasha Lyonne

Natasha Lyonne la pak vend për imagjinatën kur u shfaq në tapetin e kuq në premierën e sezonit të tretë të “Euphoria” mbrëmë, e veshur me një bluzë transparente.

Aktorja, 47 vjeç, kishte veshur një palë geta të zeza me dantellë së bashku me pjesën e sipërme të tejdukshme, ku bluza zbulonte dekoltenë e saj.

Ajo kishte shtuar një korsé ngjyrë nude rreth belit dhe e kishte kombinuar pamjen me një palë çizme të zeza aviator, si dhe një pallto të zezë, shkruan "The Sun", transmeton "Bota sot".

Image
Natasha Lyonne

Natasha i kishte lënë flokët e saj të kuq të lëshuar në kaçurrela, ndërsa kishte vendosur edhe një palë syze dielli të zeza.

Duke pozuar në tapetin e kuq së bashku me emra si Sydney Sweeney dhe Zendaya, Natasha i është bashkuar kastit të “Euphoria” për sezonin e tretë shumë të pritur.

Image
Natasha Lyonne

Natasha e nisi karrierën e saj kur u përzgjodh në filmin e Woody Allen “Everyone Says I Love You” (1996), në moshën vetëm 16 vjeç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat