Maura Higgins tërheq vëmendjen në Kanë me valixhe luksoze me vlerë 23 mijë paund

Bota e Yjeve

Maura Higgins tërheq vëmendjen në Kanë me valixhe luksoze me vlerë 23 mijë paund

Nga: Bota sot Më: 13 maj 2026 Në ora: 19:52
Ylli i Love Island, Maura Higgins

Ylli i Love Island, Maura Higgins, ka tërhequr gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj luksoze në Cannes Film Festival, teksa u shfaq me një koleksion valixhesh të markave prestigjioze Hermès dhe Louis Vuitton me vlerë rreth 23 mijë paund.

Bukuroshja irlandeze u fotografua duke mbërritur me stil në Kanë, ndërsa kombinonte elegancën me luksin ekstrem, duke dëshmuar edhe një herë se po synon të zgjerojë famën e saj përtej botës së reality-show.

Sipas mediave britanike, Maura po investon fuqishëm në imazhin e saj ndërkombëtar dhe po përpiqet të pozicionohet si një emër global në industrinë e modës dhe argëtimit.

Image
Ylli i Love Island, Maura Higgins

Paraqitja e saj glamuroze në rivierën franceze vjen në një periudhë kur ajo po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në evente të mëdha ndërkombëtare, duke u kthyer në një nga ish-yjet më të komentuara të “Love Island”.

Pamjet e saj luksoze në Kanë kanë bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ku fansat kanë komentuar stilin e saj të sofistikuar dhe jetën plot luks që po shfaq kohëve të fundit.

Image
Ylli i Love Island, Maura Higgins
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat