Rita Ora shfaqet në jaht në Ibiza, shijon diellin me Taika Waititi

Bota e Yjeve

Rita Ora shfaqet në jaht në Ibiza, shijon diellin me Taika Waititi

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 08:40
Rita Ora dhe Taika Waitit

Rita Ora ka shijuar një ditë relaksi në Ibiza, ku u fotografua në jaht së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Çifti, i martuar që prej vitit 2022, dukej shumë i afërt teksa kalonte kohë nën rrezet e diellit.

Këngëtarja 35-vjeçare tërhoqi vëmendjen me bikini të zeza pa rripa, të kombinuara me një shami të kuqe në flokët biondë dhe disa varëse ari, shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora

Gjatë qëndrimit në jaht, Rita u pa duke shijuar edhe një pushim cigaresh pranë bashkëshortit të saj.

Ndërkohë, Waititi kishte zgjedhur një palë pantallona të shkurtra të zeza, kapele dhe syze dielli. Çifti mbërriti në jaht së bashku me miqtë dhe më pas u freskuan duke u zhytur në det.

Image
Rita Ora dhe Taika Waitit

Dalja e tyre vjen në një periudhë kur Rita po punon për albumin e saj të katërt dhe së fundmi është rikthyer në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në “Descendants”.

Në një intervistë të fundit për The Times, këngëtarja foli edhe për fëmijërinë e saj si refugjate dhe tha: “E tëra çfarë di është se jam gjithmonë mirënjohëse për arsimin që kam marrë dhe krenare që jam emigrante”.

Image
Rita Ora

Ajo shtoi: “Mendoj se shumë emigrantë kanë një energji të veçantë: ndoshta një ndjesi të sindromës së mashtruesit që i bën ata të gatshëm të përmirësohen”.

Rita Ora lindi në Prishtinë, Kosovë, ndërsa familja e saj u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të viteve të 90-ta.

Prindërit e saj, Vera dhe Besniku, nisën një jetë të re në Britani, ku nëna e saj u rikualifikua si psikiatre, ndërsa babai drejtoi një pub në Londër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat