Momenti pikant i Katie Price dhe Wayne Lineker gjatë eklipsit në Ibiza

Bota e Yjeve

Momenti pikant i Katie Price dhe Wayne Lineker gjatë eklipsit në Ibiza

Nga: A.M Më: 13 gusht 2026 Në ora: 14:12
Katie Price dhe Wayne Lineker

Katie Price u fut në një bikini të zi shumë të vogël, teksa u afrua me Wayne Lineker duke parë së bashku eklipsin në Ibiza të mërkurën.

Ish-modelja glamour, 48 vjeç, u përkul mbi biznesmenin Wayne, 64 vjeç, ndërsa ai ishte shtrirë në një shezlong, në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Dyshja përdori një fragment zanor viral nga filmi komik i viteve 2000, White Chicks, për të bërë shaka me eklipsin, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Katie Price dhe Wayne Lineker

Teksa Katie përkulet mbi Wayne dhe ia mbulon diellin me trupin e saj, Wayne vendos audion ku thuhet: “O Zot, çfarë i ndodhi diellit?”

Më pas, Katie tregon nga eklipsi dhe përgjigjet: “Qetësohu, çokollatë e bardhë, nuk do të doja të shkriheshe.” Wayne bëri shaka në përshkrimin e videos duke shkruar: “Eklips i trefishtë.”

Image
Katie Price dhe Wayne Lineker

Po atë mbrëmje, Katie, e veshur me bikini, dhe djali i saj Harvey po shijonin një barbecue së bashku me Wayne dhe miqtë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat