Jackie Apostel pozon me bikini dhe limonë gjatë pushimeve me familjen Beckham

Bota e Yjeve

Jackie Apostel pozon me bikini dhe limonë gjatë pushimeve me familjen Beckham

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 20:17
Jackie Apostel

Jackie Apostel, e dashura e Cruz Beckham, ka ndarë disa fotografi nga pushimet verore me familjen Beckham në Itali.

Këngëtarja dhe modelja 30-vjeçare u shfaq me bikini portokalli, duke pozuar me disa limonë dhe duke shijuar atmosferën e pushimeve.

“Nganjëherë jeta të jep limonë”, shkroi ajo në përshkrimin e postimit, ndërsa në një tjetër fotografi u shfaq me bikini blu pranë detit, shkruan DailyMail.

Image
Jackie Apostel

Jackie ndau gjithashtu një fotografi romantike me Cruz, teksa çifti pozonte së bashku në jahtin familjar.

Postimi i saj vjen në të njëjtën ditë kur Cruz publikoi EP-në e tij debutuese, “Wear & Tear”, me disa këngë që duket se përmbajnë referenca për familjen Beckham.

Image
Jackie Apostel dhe Cruz
Image
Jackie Apostel
Image
Jackie Apostel
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat