Sydney Sweeney provokon me të brendshme dantelle në prapaskenat e fushatës së re

Bota e Yjeve

Sydney Sweeney provokon me të brendshme dantelle në prapaskenat e fushatës së re

Më: 31 gusht 2026 Në ora: 10:15
Sydney Sweeney

Sydney Sweeney ka tërhequr vëmendjen me imazhet e reja nga prapaskenat e fushatës së fundit të markës së saj të të brendshmeve, SYRN.

Aktorja 28-vjeçare pozoi me një set blu prej dantelle, ndërsa në një tjetër fotografi u shfaq me një kombinim të ngjashëm në ngjyrë blu të çelët.

Sweeney ndau gjithashtu një video dhe disa fotografi në stilin polaroid nga realizimi i setit fotografik, shkruan DailyMail.

Image
Sydney Sweeney

“Kostumet e ditëlindjes duken pak më ndryshe këtu”, shkroi ajo në një prej postimeve, duke zbuluar se koleksioni i ri do të quhet “Gjokset e Ditëlindjes” dhe do të jetë i disponueshëm nga 1 shtatori.

Fushata vjen pak para ditëlindjes së saj të 29-të, më 12 shtator. Sweeney ka vijuar të promovojë markën SYRN përmes materialeve të kuruara dhe me një stil të guximshëm, duke tërhequr reagime të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Image
Sydney Sweeney
Image
Sydney Sweeney
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat