Lila Moss i ngjan si dy pika uji nënës së saj, Kate Moss, teksa shfaqet me bikini të vogla në plazhet e Formenteras

Bota e Yjeve

Lila Moss i ngjan si dy pika uji nënës së saj, Kate Moss, teksa shfaqet me bikini të vogla në plazhet e Formenteras

Nga: Bota sot Më: 31 gusht 2026 Në ora: 19:53
Lila Moss

Lila Moss ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj në ishullin spanjoll të Formenteras, ku është fotografuar duke shijuar ditët me diell në plazh.

Modelja e re është shfaqur me një palë bikini të vogla, ndërsa fansat nuk kanë mundur të mos vënë re ngjashmërinë e madhe me nënën e saj, supermodelen e njohur Kate Moss.

Me paraqitjen dhe stilin e saj natyral, Lila dukej se kishte trashëguar jo vetëm tiparet karakteristike të nënës, por edhe elegancën që prej vitesh e ka bërë Kate Moss një ikonë të botës së modës.

Image
Lila Moss

Lila, e cila po ndërton gjithnjë e më shumë karrierën e saj në industrinë e modës, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sa herë shfaqet në publik, ndërsa fotografitë nga pushimet në Formentera kanë rikthyer edhe një herë krahasimet me nënën e saj të famshme.

Image
Lila Moss
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat