Kendall Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj elegant, teksa është larguar nga Venecia pas pjesëmarrjes në Festivalin e Filmit.
Modelja amerikane u shfaq e veshur me një ponço prej kadifeje nga Etro, të cilën e kombinoi me balerina nga The Row, duke krijuar një pamje minimaliste, por njëkohësisht tepër elegante.
Një tjetër detaj që nuk kaloi pa u vënë re ishin syzet e diellit, të frymëzuara nga kornizat ikonike të Peggy Guggenheim.
Jenner e kompletoi paraqitjen me çantën e saj nga The Row, brenda së cilës kishte një buqetë me trëndafila të kuq.
Me këtë kombinim të thjeshtë dhe të sofistikuar, Kendall Jenner dëshmoi edhe një herë se di të tërheqë vëmendjen jo vetëm në tapetin e kuq, por edhe në paraqitjet e saj jashtë eventeve.