Ana de Armas mahnit me bikini me lule gjatë pushimeve luksoze

Bota e Yjeve

Ana de Armas mahnit me bikini me lule gjatë pushimeve luksoze

Më: 15 shtator 2026 Në ora: 08:10
Ana de Armas

Ana de Armas ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e saj nga pushimet, duke shfaqur figurën e tonifikuar me një palë bikini me lule ngjyrë jargavani.

Aktorja 38-vjeçare ndau disa momente nga vera e saj, ku shihet duke shijuar rrezet e diellit në një varkë.

Në fotografi të tjera, de Armas shfaqet me veshje verore dhe duke shijuar kohën e lirë gjatë pushimeve, shkruan DailyMail.

Image
Ana de Armas

Ajo së fundmi ka kaluar disa ditë në Formentera të Spanjës, ku është fotografuar duke shijuar atmosferën e ishullit.

Pushimet vijnë pas fundit të romancës së saj me Tom Cruise. Dy aktorët thuhet se ishin në lidhje për rreth nëntë muaj, ndërsa burime pranë tyre kanë pretenduar se marrëdhënia u bë shumë intensive për aktoren.

Image
Ana de Armas

Sipas një burimi, gjërat po ecnin shpejt dhe de Armas nisi të ndihej në siklet me ritmin e lidhjes.

Megjithatë, ajo dhe Cruise thuhet se ruajnë një raport miqësor dhe mbeten në kontakt si miq dhe kolegë.

Image
Ana de Armas

Ndërkohë, gjatë kësaj vere Ana de Armas është parë edhe në shoqërinë e muzikantit venezuelian Alberto “Beto” Montenegro, me të cilin ka kaluar kohë gjatë pushimeve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat