Maura Higgins tha se ishte ende në “shok dhe mosbesim” teksa mbërriti në provat në Los Angeles, pas debutimit të saj triumfues në “Dancing With The Stars” të mërkurën.
Ylli i “Love Island” la përshtypje të madhe në natën e debutimit, duke u ngjitur në krye të tabelës së rezultateve së bashku me partnerin e saj, Mark Ballas, pas performancës së një foxtroti të jashtëzakonshëm me tematikë nga “The Traitors”, nën tingujt e këngës “Black Velvet” të Alannah Myles.
Maura dukej ende në humor të shkëlqyer teksa mbërriti në prova mëngjesin e së enjtes, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, shkruan Daily Mail, trnasmeton "Bota sot".
Ajo u shfaq me stil, e veshur me një palë streçe ngjyrë limoni, të kombinuara me një reçipetë sportive të bardhë dhe një bluzë të bardhë, të hapur te shpatullat.
Duke qenë e njohur për dashurinë e saj ndaj çantave të stilistëve të famshëm, nuk është çudi që Maura i mbajti sendet e saj në një çantë të madhe Chanel, në vend të një çante sportive.
Personazhi televiziv zgjodhi të ishte rehat me një palë shapka të zeza dhe i kishte flokët e saj brune të mbledhura në një topuz të rregullt.