Brooks Nader “pushton” vëmendjen në Milano/ Modelja shfaqet me një veshje transparente dhe të guximshme

Bota e Yjeve

Brooks Nader “pushton” vëmendjen në Milano/ Modelja shfaqet me një veshje transparente dhe të guximshme

Nga: A.M. Më: 27 shtator 2026 Në ora: 21:31
Brooks Nader

Modelja amerikane Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Milano.

29-vjeçarja u shfaq të shtunën në shfaqjen e Dolce & Gabbana, duke zgjedhur një fustan transparent që nxirrte në pah të brendshmet e zeza me dantella dhe çorapet.

Nader e kompletoi paraqitjen me taka shumë të larta dhe syze të mëdha, teksa iu drejtua eventit të pasdites, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Brooks Nader

Modelja vijoi të jetë në qendër të vëmendjes edhe gjatë festës pas shfaqjes, ku u shfaq me një fustan të zi të shkurtër.

Veshja me dekolte të hapur theksonte linjat e saj, ndërsa gjatësia e fustanit nxirrte në pah këmbët e saj të nxira dhe në formë.

Image
Brooks Nader

Paraqitja e saj u komentua për stilin e guximshëm dhe elegancën, duke e bërë Nader një prej figurave që tërhoqën vëmendjen gjatë eventit të modës në Milano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat