Rihanna “ndez” rrjetin, shfaqet me të brendshme për fushatën e re

Bota e Yjeve

Rihanna “ndez” rrjetin, shfaqet me të brendshme për fushatën e re

Nga: A.M. Më: 1 tetor 2026 Në ora: 23:13
Rihanna

Këngëtarja dhe biznesmenia e njohur, Rihanna, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa është shfaqur e veshur me të brendshme në kuadër të fushatës së markës së saj Savage X Fenty.

Rihanna ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, përmes të cilave ka paralajmëruar nisjen e sezonit festiv për markën e saj.

“Dhe po, tashmë është ajo kohë! Pa kthim mbrapa”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar postimin me një emoji të pemës së Krishtlindjes.

Image
Rihanna

Fotografitë janë pjesë e fushatës #SatinSecrets, përmes së cilës Rihanna ka promovuar koleksionin festiv të Savage X Fenty.

Paraqitja e saj ka marrë vëmendjen e fansave, ndërsa këngëtarja edhe një herë ka dëshmuar se di ta shfrytëzojë imazhin e saj për të promovuar markën që themeloi.

Image
Rihanna
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat