Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen së bashku në publik

Bota e Yjeve

Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen së bashku në publik

Nga: A.M. Më: 24 tetor 2026 Në ora: 09:18
Callum Turner, Dua Lipa

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe partneri i saj, aktori britanik Callum Turner, janë fotografuar së bashku në dy raste të ndryshme gjatë kësaj jave.

Sipas raportimeve, çifti fillimisht është parë duke darkuar me nënën e aktorit, Rosemary, ndërsa në një tjetër rast janë fotografuar gjatë një shëtitjeje me qenin e tyre.

Ndërkohë, emri i Callum Turner është përmendur mes aktorëve që thuhet se po testohen për rolin e James Bond, personazhit të njohur të filmave spiunazh.

Image
Callum Turner, Dua Lipa

Sipas informacioneve të publikuara, audicionet përfundimtare për rolin e agjentit të famshëm britanik thuhet se do të zhvillohen nga sot deri në javën e ardhshme.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar se kush do ta marrë rolin e ardhshëm të James Bond.

Image
Callum Turner, Dua Lipa
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat