Kris Jenner i dedikon fjalë emocionuese vajzës së saj Kendall Jenner për ditëlindje

Bota e Yjeve

Kris Jenner i dedikon fjalë emocionuese vajzës së saj Kendall Jenner për ditëlindje

Nga: A.M. Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 19:06
Kendall Jenner

Kris Jenner ka ndarë një urim emocionues për vajzën e saj, modelen e njohur Kendall Jenner, me rastin e ditëlindjes së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kris ka shprehur krenarinë për arritjet e së bijës, duke theksuar se përtej suksesit të saj, ajo ndihet edhe më krenare për gruan që Kendall është bërë.

Ajo e ka përshkruar vajzën me fjalë të shumta dashurie, duke e cilësuar si të sjellshme, të pasionuar, të durueshme, humoriste, të dashur, të zgjuar, krijuese dhe besnike.

Image
Kendall Jenner

“Jam shumë krenare për gjithçka që ke arritur, por edhe më krenare për gruan e mrekullueshme që je dhe jetën që po krijon për veten tënde”, ka shkruar Kris.

Në urimin e saj, ajo ka theksuar se Kendall i përkushtohet 100 për qind çdo gjëje që bën dhe njerëzve që do, duke shtuar se familja ndihet e bekuar që ka dashurinë e saj.

Image
Kendall Jenner, Kris Jenner

Në fund, Kris Jenner ka shprehur dëshirën që viti i ri i jetës së së bijës të jetë i mbushur me dashuri, lumturi dhe kohë për gjërat që e bëjnë atë të lumtur.

“Pavarësisht se sa e rritur bëhesh, ti gjithmonë do të jesh vajza ime e vogël”, ka përfunduar ajo urimin, duke i shprehur dashurinë me fjalë prekëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat