Lily James tërheq vëmendjen në New York, shfaqet me fustan të tejdukshëm të zi

Bota e Yjeve

Lily James tërheq vëmendjen në New York, shfaqet me fustan të tejdukshëm të zi

Nga: Bota sot Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 08:48
Lily James

Aktorja e njohur britanike, Lily James, ka tërhequr vëmendjen gjatë një daljeje mbrëmjeje në New York, ku është shfaqur me një paraqitje mjaft provokuese.

Ylli i Hollywood-it kishte zgjedhur një fustan të zi, të tejdukshëm dhe elegant, përmes të cilit binte në sy të brendshmet e saj.

Aktorja 37-vjeçare dëshmoi edhe një herë se nuk ka frikë të eksperimentojë me stilin, duke kombinuar elegancën me një pamje joshëse.

Image
Lily James

Lily u shfaq mjaft e kuruar për këtë dalje, ndërsa veshja e saj u bë një nga detajet më të komentuara të mbrëmjes.

Aktorja britanike është e njohur për rolet e saj në filma dhe seriale të suksesshme, përfshirë “Cinderella”, “Pam & Tommy” dhe “The Guernsey Literary and Potato Peel Pie Society”.

Image
Lily James
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat