Kapet banda shqiptare në Itali, sekuestohen 100 mijë euro mallra, ja cila ishte skema e vjedhjeve

Diaspora

Kapet banda shqiptare në Itali, sekuestohen 100 mijë euro mallra, ja cila ishte skema e vjedhjeve

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Një bandë shqiptare në Itali është shkatërruar nga policia e shtetit fqinj. Bëhet e ditur se ato kishin vjedhur mallra që arrinin në 100 mijë euro.

Karabinierët identifikuan hajdutët, të cilët kishin  kryer një sërë vjedhjesh në Pellezzano dhe organizuan operacionin për kapjen e tyre, i cili rezultoi me sukses.

Ndërmjet sendeve të sekuestruara, janë koleksione antike të argjendta, orë të çmuara dhe xhevahireve të llojeve të ndryshme.

Skema që përdornin ato për të kryer vjedhjet ishte që fillimisht ata prisnin telat e energjisë elektrike dhe më pas në errësirë grabisnin shtëpinë e shënjestruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat