“Mami nuk del nga dhoma dhe qan pa pushim! Lëreni Artemisën të kthehet në shtëpi”

Diaspora

“Mami nuk del nga dhoma dhe qan pa pushim! Lëreni Artemisën të kthehet në shtëpi”

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:50
Artemis Vasili

Familja shqiptare Vasili në Greqi po jeton një makth të vazhdueshëm, sipas vëllait të 19-vjeçares së zhdukur Artemis Vasili që nga 16 tetori 2020. Vëllai i vajzës së zhdukur foli në emisionin "Midnight" për këtë kohë shumë të rëndë që po jeton familja e tij dhe u bëri thirrje, njerëzve që dyshohet se po e mbajnë peng motrën e tij, që ta lirojnë, shkruan Protothema.

"Unë dua t'u drejtohem njerëzve që mbajnë motrën time me forcë, pa dëshirën e saj ose cilitdo që i ka bërë diçka asaj, që t’i japë fund këtij mundimi që po kalojmë unë dhe prindërit e mi dhe ta lejojë të kthehet në shtëpi. Ajo na mungon shumë. Besoj se nëse Artemis do të më dëgjonte, do të na kontaktonte drejtpërdrejt ”.

"Ne jemi katë rfëmijë dhe Artemis është më e prekshmja dhe më e ndrojtura nga të gjithë. Atë mëngjes para se motra ime të zhdukej, nuk do ta harroj kurrë. Unë e pashë atë nëpër shtëpi, fytyra e saj ishte e freskët, e lumtur dhe ajo më uroi "punë të mbarë”, sepse unë po bëhesha gati të shkoja në punë. 

Motra ime ditën kur u zhduk, i tha mamasë sime se do të shkonte në një dyqan të madh lodrash për të pyetur nëse kishin nevojë për dikë për punë. Kur kaluan orët dhe unë u ktheva nga puna, Artemis ende nuk ishte kthyer në shtëpi, kështu që prindërit e mi ishin shqetësuar dhe i telefononuam.

Po atë natë shkuam në stacionin e policisë në Koropi për të raportuar zhdukjen e saj dhe atje na thanë se do të duheshin 48 orë që të ndodhte kjo. Atë natë unë shkova me miqtë e mi për të kërkuar motrën time në atë stacion autobusi që e dinim se kishin kaluar. I pyeta shoqet e saj, por ato nuk dinin asgjë. 

Nëse do ta dija që vendndodhja e fundit e telefonit të saj celular ishte në Pallini, unë do të shkoja dhe do ta kërkoja vetë. Ne besojmë se ajo hipi në një makinë, jo në një autobus." Ajo nuk shkoi nga stacioni ku duhej, ku do të shkonte për të marrë autobusin për të shkuar në takimin që kishte, por me sa duket dikush i ka lënë asaj një takim diku tjetër dhe ajo ka shkuar ose ka marrë udhëzime për të shkuar diku tjetër.


"Nëna ime qan gjithë kohën, nuk bën asgjë dhe është mbyllur në dhomën e saj. E gjithë familja ka një dobësi për Artemis dhe sepse ajo është një karakter i ndjeshëm nuk meriton gjithçka që i ka ndodhur. Ne lutemi që çdo ditë të jetë e gjallë dhe dëshmitë që marrim na thonë se ajo është gjallë. Një grua pretendon se e pa motrën time në një dyqan dhe me të ishin dy të huaj. Shpresojmë që atjo të jetë me të vërtetë Artemis dhe jo një vajzë që duket si ajo."

Avokati i familjes, z. Anastasios Dougas, gjithashtu foli në emision . "Unë jam i sigurt që Artemis kishte një takim me dikë ditën që ajo u zhduk. Autoritetet e policisë duhet të marrin të dhënat nga fillimi dhe të shikojnë përsëri hap pas hapi në atë që ndodhi më 16 tetor, ditën kur vajza u zhduk. "Ne duam të motivojmë njerëzit që dinë diçka që të flasin, madje edhe në mënyrë anonime."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat