I ikën nga duart policisë/ Shqiptari aksidenton familjen italiane me dy fëmijë dhe ...

Diaspora

I ikën nga duart policisë/ Shqiptari aksidenton familjen italiane me dy fëmijë dhe ...

Më: 4 mars 2021 Në ora: 19:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 35 vjeçar me origjinë shqiptare iu arratis dje pasdite policisë italiane, duke shkaktuar një aksident të fortë.

Policia lokale në Nettunense pasi ra në gjurmët e shqiptarit, filloi ndjekjen e tij.

Njeriu i cili ishte vetëm në makinë afër Fontana di Papa, u kthye në një rrugë të brendshme ndërmjet Ginestreto dhe Corioli por për të shpëtuar ai goditi një makinë tjetër dhe më pas u përplas në mur me Audi A4-n e tij.

Karabinierët e ndaluan dhe e arrestuan atë. Atij iu gjetën disa gram drogë në xhep dhe qarkullonte pa siguracion makine.

Në makinën e goditur nga shqiptari në arrati ishte një familje, burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat