Një thirrje nga Berlini dhe Gjeneva për diasporën shqiptare: Vaksinohuni para se të shkoni për pushime në Kosovë dhe Ballkan!

Diaspora

Një thirrje nga Berlini dhe Gjeneva për diasporën shqiptare: Vaksinohuni para se të shkoni për pushime në Kosovë dhe Ballkan!

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 10:36
Ilustrim

Nuk kanë mbetur edhe një muaj që na ndajnë nga pushimet verore. Qysh tash vërejmë lëvizjet e para të mërgimtarët nga Zvicra dhe vendeve tjera evropiane drejt vendlindjes, kush me vetura e kush me autobusë apo me aeroplanë.

Ministri zviceran i shëndetësisë z.Alain Berset gazetarit të Le Canton27.ch: Zvicra po përgatitet me masa dhe këshilla të reja në prag të pushimeve verore.

Reporteri i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch në takimin e fundit me ministrin e Shëndetësisë z.Alain Berset ka folur edhe për masat eventuale për mërgimtarët në prag të pushimeve verore, që sipas tij, do të ketë masa, por jo aq strikte si më herët, por nevojitet vigjilencë më e madhe.

Sipas Këshilltarit Federal “Njerëzit të cilët janë vaksinuar ose shëruar nga COVID-19 do të përjashtohen nga karantina kur kthehen në destinacionin e tyre për ne Zvicër. Përveç nëse ndokush është viktimë e trafikut të madh të një varianti shqetësues…”

Si shumë vende botërore edhe Zvicra ishte e goditur nga pandemia duke shënuar shira të zeza nga koronavirusit. Shih për këtë në Zvicrën tetë milionëshe vdiqën 10.806 persona (ne mesin e tyre edhe mbi 300 shqiptarë)  dhe 693’000 tjerë te infektuar këto dy vitet e fundit.

Si në gjitha vendet evropiane dhe botërore edhe ne  ballkan shifrat dhe pasojat nga koronavirusi ishin alarmante, ku nuk shpëtoi lehtë as Shqipëria dhe Kosova.

E para kishte  2.450 viktima me 132.000 te infektua, kurse e dyta, Kosova me 2.248 viktima dhe 107.000 të infektuar. Dhe bazuar nga këto shifra alarmante, qeveria e Zvicrës disa herë e ka vënë Kosovën dhe Shqipërinë në listën e “vendeve në rrezik”, por muajin e fundit i kishte hequr nga lista këto dy vende për shkak përmrësimit të gjendjen në rajon, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Ky menaxhim i mirë i Qeveriseë së re ishte përshëndetur edhe nga Brukseli dhe Gjeneva, respektivisht nga BE dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO). Do shtuar se reduktimit të viktimave dhe të infektuarve në Ballkan, sidomos nder qytetaret e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore i ka kontribuar pos minsitrive të shëndetësisë dhe mjekëve shqiptarë në Tirane dhe Prishtinë edhe Federata e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë të cilët ishin të mobilizuar dhe ne gjendje gatishmërie 24 orë në favor të qytetarëve tanë, përballe pandemisë shekullore-COVID-19.

Sa i përket Kosovës do theksuar se që nga ardhja e Qeverise së re, së  Albin Kurtit ne pushtet gjendja e pandemisë ne terren është përmirësuar dukshëm. Derisa Kosova para një viti gjendej ne lista, ne vendin e pare ne Evropë e goditur nga pandemia, ku ne dite kishte nga 20 apo 25 vdekje,  sot ky vend i ri evropian shënon herë një rast e herë zero raste ne ditë të viktimave.

Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch në bashkëpunim me Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë bashke me autoritetet helvetike ka ftuar sot komunitetin albanofon në Zvicër dhe në diasporë që para se të nisen për pushime në Kosovë dhe Shqipëri si dhe vende tjera të Ballkanit të vaksinohen kundër Covid-19.

Sipas kryetare së FMSHE dr.Aurora Diollenberg “gjatë pushimeve të kemi kujdes dhe të jemi vigjilent ne kontakte me njerëz”.

Vaksinimi kundër pandemisë se rrezikshme e cila morri jetën e qindra mijëra njerëzve në Evrope dhe në botë është mjet i fundit për te luftuar dhe poshtuar COVID-19.

Prandaj ju bëje thirrje të gjithë diasporës shqiptare sidomos asaj ne Gjermani, Zvicër dhe vendet tjera te BE-së ku ata shtrihen më së denduri që në këtë sezon verore, para se të nisen ne rruge për në vendlindje të marrin vaksinën aty ku jetojnë dhe veprojnë, sepse sa më shumë të vaksinohemi rreziqet do jenë më të vogla që të infektohemi me COVID-19.

Pra vaksinohuni që të shkojmë të shendosh e të kthehemi te shëndosh!..” thuhet ne mesazhin dhe apelin e kryetares së Federatës së Mjekëve shqiptare në Zvicër dhe Evrope Dr.Aurora Gollenberg dërguar gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat