200 mijë euro kokainë/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare, si i futi në kurth policia?

Diaspora

200 mijë euro kokainë/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare, si i futi në kurth policia?

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 19:50
Policia italiane

Shkatërrohet banda italo-shqiptare! Një grup prej 29 personash, mes tyre 3 shqiptarë janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se operacioni është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit të kaluar, kur karabinierët mësynë në banesat e personave në fjalë dhe i vunë ata në pranga.

Për të gjithë u zbatuan urdhrat e lëshuara nga gjykata. Konkretisht shtatë prej tyre u lanë në burg, dhjetë në “arrest shtëpie”, tre në “ndalim qëndrimi” dhe pesë të tjerët u lanë në masën “detyrim paraqitje”.  Ndërsa për katër të tjerët u vendos që të lihen të lirë.

Mediat italiane shkruajnë se prokurori Frosinone Antonio Guerriero është shprehur se ky grup kishte një rrezikshmëri të lartë dhe kishin vënë në alarm banorët e Frosinone dhe të komunave rreth.

“Gjatë hetimeve u zbulua rrezikshmëria  e grupit, të cilët me veprimtarinë e tyre të lulëzuar kriminale, kanë gjeneruar një alarm të dukshëm shoqëror në qytetin e Frosinone dhe komunat fqinje,”- tha prokurori.

Hetimet për grupin kishin nisur që më 18 maj 2019, kur zbuluan vetëm një prej anëtarëve të grupit që shiste kokainë. Me përgjimin e tij është arritur identifikimi i të tjerëve.

Sipas hetuesve ata përdornin një gjuhë me kode për të mos u kuptuar nga policia, por këta të fundit kishin ‘nuhatur’ se bëhej fjalë për diçka të paligjshme. Kështu që u prenë urdhër arrestet dhe u bë prangosja. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 5 kg kokainë me vlerë 200 mijë euro.

Në burg u lanë: Ivano Lanzone, 41 vjeç nga Castrovillari, Artan Cela, 46-vjeç shqiptar, Gualjot Isaj 38-vjeç shqiptar, banues në Frosinone, Francesco Marcoçia, 36-vjeç nga Frosinone, Giovanni De Luca, 50 vjeç nga Frosinone, Loris Iannoni, 31 vjeç nga Supino dhe Mariannina Micera, 66 vjeç nga Frosinone.

“Arrest shtëpie” është dhënë për: Rachid Nadif, 41 vjeç maroken, banues në Frosinone, Davide Mulazzi, 29 vjeç nga Roma, Adriano Battista, 41 vjeç nga Fondi, Ivan Cupido, 21-vjeç nga Frosinone, Olsjion Koka, 35 vjeç shqiptar banues në Frosinone, Roberto Ciotoli, 28 vjeç nga Frosinone, Stefano Marini, 24 vjeç nga Frosinone, Mattia Nobili, 29 vjeç nga Torrice, Mariano Tiberia, 31-vjeç nga Frosinone dhe Gianluca Arduini, 40 vjeç nga Torrice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat