Mori paratë dhe u fut në pus/ Kapet njëri nga shqiptarët që vrau ish-bankierin në Itali

Diaspora

Mori paratë dhe u fut në pus/ Kapet njëri nga shqiptarët që vrau ish-bankierin në Itali

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 20:49
Itali

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Italinë mbrëmjen e kaluar ku mbeti i vrarë një 69-vjeçar shqiptar. Mediat italiane bëjnë me dije se një shtetas shqiptar 31-vjeçar, Mecaj Paulin, u ndalua si pjesë e hetimit për vrasjen e Giovanni Caramuscio, ish-menaxher banke por i dalë pension. 69-vjeçari mbeti i vrarë mbrëmë në Lequile gjatë një grabitje ndërsa ai sapo kishte tërhequr disa para nga një ATM.

Sipas Prokurorit të Lecce, Paulin është njeriu i cili rreth orës 11 në mbrëmje qëlloi viktimën me një beretë, me kalibër të shkurtër 9, me numër serial të rremë dhe kjo armë u gjet më vonë në shtëpinë e tij nga karabinierët e njësisë hetimore të njësisë komanda provinciale e Leçes.

Shqiptari akuzohet për vrasjen e Caramuscio në bashkëpunim me një person tjetër si dhe grabitjes, posedimit dhe mbajtjes së paligjshme të një arme zjarri, si dhe marrjes së mallrave të vjedhura. Arrestimi i tij erdhi pasi një burrë dëshmoi se menjëherë pas të shtënave kishte parë një burrë që po drejtohej drejt një pusi pranë bankës. Ai kishte një qese plastike në dorë, por më pas ai e pa atë të kthehej duarbosh. Policia gjeti një çantë brenda pusit që përmbante disa rroba të përdorura gjatë grabitjes, siç dëshmohet nga imazhet e sistemeve të mbikëqyrjes në zonë.

Pranë tokës ku ndodhet pusi ekziston një shtëpi dhe aty u drejtuan menjëherë karabinierët: brenda ishte një njeri në një gjendje të dukshme tensioni. Në shtëpi ai kishte veshur bluzën e përdorur gjatë grabitjes, nga e cila kishte prerë logon në gjoks, me qëllimin e qartë për të zhdukur hetimin. Hetimet vazhdojnë për të gjetur bashkëpunëtorin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat