Shkatërrohet banda shqiptare që trafikonte klandestinë në Britani, personat paguanin 25 mijë paund për njeri

Diaspora

Shkatërrohet banda shqiptare që trafikonte klandestinë në Britani, personat paguanin 25 mijë paund për njeri

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Policia britanike ka goditur një bandë shqiptare të trafikut të klandestinëve duke vënë në pranga shtatë persona.

Sipas mediave britanike banda mendohet se ka trafikuar qindra emigrantë ilegalë shqiptarë drejt Anglisë.

Personat paguanin deri në 25 mijë paund për të prekur tokën britanike. Mes shtatë të arrestuarve në operacionin e zhvilluar në katër pika të ndryshme në Londër mendohet se është edhe kreu i grupit.

Po ashtu sipas mediave, për të kryer trafikun e klandestinëve grupi përdoret makina të posaçme, duke i fshehur ata mes mobiljeve.

Gjatë këtij operacioni, policia sekuestroi rreth 30 mijë paund, por besohet se përfitimet nga ky aktivitet arrijnë deri në qindra mijëra paund.

Komandanti Richard Harrison, tha se banda kishte rrezikuar sigurinë e emigrantëve të kontrabanduar dhe duke sigurinë e kufirit britanik.

“Ne besojmë se këto arrestime do të kenë prishur në mënyrë të konsiderueshme një rrjet të organizuar kriminal përgjegjës për të kontrabanduar qindra persona drejt Britanisë në mënyrë të kundërligjshme” tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat