Saranda Ademi godet opozitën në Kosovë

Diaspora

Saranda Ademi godet opozitën në Kosovë

Nga: Maksim Gjoka Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:21
Saranda Ademi

Është mjaft e njohur si personazh Saranda Ademi por ajo në mëngjesin e së enjtes kishte postuar në faqen e saj të facebook-ut këtë :

"Opozita e Kosovë rrëshqet drejt minus infinitit!

Për fat të keq, nokdauni që pësoi opozita e Kosovës në zgjedhjet e fundit te 14 Shkurtit, vazhdon të shpërhape pasojat drejt shkallëve të panjohura edhe për shkencën e matematikës. Nuk po u gjejnë derman siç duket, as injeksionet e psikopatit Valon Syla e as ushtria e tij. Të gjitha mundësitë që u kane ofruar TV-te me antenat e kthyera nga Moska e Beogradi, si për dreq, veçsa përkeqësojnë gjendjen e tyre. Sindromi i ndjenjës së fajësisë vepron i pavarur nga dëshirat e pacientit, ai të shtyp e të ndrydh sa herë fillon të paraqitet faji në sipërfaqe. Nga ana tjetër, edhe Kryeministri Albini Kurti, nuk pushon së prekuri plagët e tyre; plagët që vazhdojnë e do vazhdojnë të kullojnë qelb prej turpi, derisa...derisa, me falni por s'di ta them..."

Kujtojmë që Saranda ndonëse aktualisht është modele e markës së syzeve Metalartconcept te Didier Voirol,  nuk duhet te befasohemi reagimeve te saj , kur është në pyetje vendlindja, është mbase i pritur kur dihet se është vajza e inxhinierit tashmë të ndjerë Fehmi Gërvalla Ademi , njeri ndër veprimtarët e lëvizjes për çlirimin kombëtar. Me këto opinione ajo dëshmon edhe një herë që nuk i ik asgjë nga syri dhe veshi.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat