“Çmendet” shqiptari në Itali! Godet me thikë dhe hanxhar gruan, plagos edhe të birin

Diaspora

“Çmendet” shqiptari në Itali! Godet me thikë dhe hanxhar gruan, plagos edhe të birin

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:15
Itali

Një tragjedi familjare është shmangur, të paktën për momentin, gjatë natës së kaluar në Sulmona (L’Aquila), kur një shqiptar 51-vjeçar tentoi të vriste ish-bashkëshorten, duke e goditur me thikë.

Hysen Aliko u arrestua menjëherë nga policia italiane pasi goditi me thikë gruan, e cila u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni delikat, por mjekët janë ende të rezervuar për fatin e saj.

Pak pas mesnate, 40-vjeçarja u sulmua nga ish-burri i saj teksa po kthehej në shtëpi. Ulërimat e gruas pas dy goditjeve me thikë shkaktuan alarm dhe pas pak mbërritën edhe dy fëmijët e tyre, që u përpoqën të largonin babanë. I plagosur mbeti edhe djali, që gjithashtu shkoi në spital.

Policia ka marrë dëshmitë e të pranishmëve dhe regjistrimet e kamerave. Agresori dhe viktima ishin ndarë prej një muaji me vendim gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat