Del fotoja, ky është burri që theri me thikë gruan shqiptare, policia: Gjetëm një pellg me gjak

Diaspora

Del fotoja, ky është burri që theri me thikë gruan shqiptare, policia: Gjetëm një pellg me gjak

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 16:48
Anisa dhe Florand Shehu

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabre e shqiptares në lagjen Dhafni në Athinë nga bashkëshorti i saj.

32-vjeçarja nga Elbasani nuk mundi t’i shpëtonte plagëve, pasi autori i preu fytin me thikën e mishit që përdorte në lokal.

Anisa dhe Florand Shehu prej kohësh kishin në debate mes tyre, ndërsa shkaku kryesor ishte xhelozia e tij. 

I pyetur nga policia, ai deklaroi se e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë. 40-vjeçari para një muaj ishte thirrur nga policia pas debateve që kishin, por ata ishte mjaftuar vetëm në një këshillim për të ulur tonet.

Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup. Mësohet se çifti i shqiptarëve ka një djalë 10 vjeç, ndërsa autori nga Buzi i Tepelenës ka një lokal në Athinë.

Para një viti lokali ishte mbyllur për 1 muaj mbas një sherri që çifti kishte bërë brenda biznesit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat