Festa kombëtare e Zvicrës po kremtohet edhe në Luginë të Preshevës

Diaspora

Festa kombëtare e Zvicrës po kremtohet edhe në Luginë të Preshevës

Nga: Dashnim HEBIBI Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:14
Pamje nga festa në Luginë të Preshevës

730 vjet shtet, Zvicra feston përvjetorin e pavarësisë. Gëzuar festën kombëtare, Zvicër! Zoti e bekoftë Zvicrën dhe gjithë popullin e saj! Ky shtet ishte dhe do të mbetet në zemrat e shqiptarëve.

Jo rastësisht, sot, dashamirës të sportit e sportistë kishin marrë një rrugë jo të shkurtë në këtë vapë të madhe nga Ternoci edhe pse tash më është bërë tradicionale. Por sot, që në mëngjes, Preshevën e vizituan 50 bashkëkombas, që ishin nisur në ora 08.00 nga Ternoci i Bujanocit në mesin e tyre shumë mërgimtarë, kësaj herë pak më ndryshe me bicikleta, Tour de Lugina 2021.

Bashkëkombas edhe nga Prishtina e Gjilani. Me një pritje modeste, por të përzemërt, kryetarja e Komunës së Preshevës, zonja Ardita Sinani e shoqëruar nga bashkëpunëtorë, për disa minuta bashkëbiseduan para komunës dhe i përgëzoi që të gjithë për këtë nismë.

Mikpritja preshevare u pa edhe kësaj here, nuk mungoi për musafirët edhe bakllavaja, sa që të gjithë mbeten të kënaqur për këtë përkrahje. Vitin tjetër, zonja, Sinani i tha të pranishmeve, se do të bashkëpunojmë edhe me komunën e Bujanocit për këtë eveniment të veçantë sportiv.

Nismëtari i këtij organizimi prej vitesh, veprimtari Rafet Ademi që jeton në Zvicër, mbet i kënaqur dhe tha se kur e filluan këtë nismë ishim katër persona, por tash, për çdo vit po rritet numri dhe përkrahja.

“Faleminderit kryetare për pritjen dhe gjithë preshevarët. Ne jemi një e do të jemi edhe në të ardhmen. Sporti nuk njeh ngjyra politike, por përkrahjen e njohim dhe e mirëpresim. Të pritesh me bakllava dhe ujë të ftoftë e me buzëqeshje është respekt. Mërgata është pjesa e artë e kombit”, tha ndër të tjera z. Ademi.

Në fund për biciklistët e këtij evenimenti, kryetarja shtroi edhe kafe në njërin nga restauratet e qytetit dhe pastaj filluan rrugën për në Bujanoc. Që të gjithe, aty në ora 10.20, bënë edhe një minutë heshje, aty ku ishte lapidari, që tashmë janë lulet, që simbolizojnë veprën heroike të dëshmorëve.

Kur po janë mërgimtarët në atdhe, po ka jetë më shumë në këto toka shqiptare. Në emër të Institutit Helvetike të Europës Juglindore, me qendër në Zvicër, publicisti i njohur, Dashnim Hebibi ndër të tjera tha, se e kemi përkrahur këtë nismë dhe do ta përkrahim në vitet që do të vijnë në të ardhmen. Në fund të takimit, grupi i biciklistëve, i dhuruan një dhuratë modeste, T shirt, të parës së Preshevës, ku i nënshkruan të gjithë pjesëmarrësit. Pushime të mbara mergimtarë!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat