Akuza ndaj 36 vjeçarit nga Kosova, ja çfarë iu bënte vajzave të reja në Francë

Diaspora

Akuza ndaj 36 vjeçarit nga Kosova, ja çfarë iu bënte vajzave të reja në Francë

Nga: A.M. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 23:30
Ilustrim

Një shtetas i Kosovës i cili jeton në Mulhouse (Francë) është dërguar në paraburgim të martën.

36 vjeçari po akuzohet për tentim rrëmbimi dhe sulm ndaj të miturve.

Siç raportojnë mediat franceze, shtetasi i Kosovës ka sulmuar disa vajza në një kolegj në Mulhouse, transmeton "Bota sot".

Ai është paditur të shtunën e kaluar.  Sipas mediave franceze, i dyshuari i ka sulmuar viktimat  posa kanë dalë nga kolegji në rrugën Aristide Briand.

Ndërkaq, në Policinë e Mulhouse kanë ardhur informacione të reja se i dyshuari edhe në muajin qershor kishte bërë një vepër të tillë.

Sipas këtyre informacioneve, i dyshuari kërkonte ndihmë nga vajzat e reja për t`i ndihmuar në telefonin e tij, por ai u transmetonte video pornografike.

Viktima të tjera u raportuan në Colmar, Lutterbach dhe Bollwiller, transmeton "Bota sot".

Ndryshe, arrestimi i 36 vjeçarit nga Kosova, u bë i mundshëm falë hetueseve francezë të cilët hartuan një portret të tij.

Ndërsa, hetimet ndaj shtetasit të Kosovës po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat