Zbardhet vrasja e shqiptarit në Londër, si u ekzekutua nga suedezët Flamur Beqiri/ Mori 6 muaj kohë planifikimi

Diaspora

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Londër, si u ekzekutua nga suedezët Flamur Beqiri/ Mori 6 muaj kohë planifikimi

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 00:48
Flamur Beqiri

Organet e drejtësisë në Britani të Madhe kanë zbardhur detaje për vrasjen e shqiptarit, Flamur Beqiri.

Sipas raportimeve, shqiptari u qëllua për vdekje në prag të Krishtlindjes nga një grup ekzekutorësh suedezë, krim që e kishin planifikuar prej 6 muajsh.

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij 1.5 milion paund në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, rreth orës 21:00 më 24 dhjetor 2019.

Ai ishte vëllai i Misse Beqiri,një modele e njohur në Britani të Madhe.

Babai i dy fëmijëve kishte dalë për darkë në restorantin Colbert në Sloane Square me gruan e tij Debora Krasniqi para se të qëllohej disa here.

Anëtarëve të jurisë thanë se ai u qëllua nga pas dhe u vra para syve të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar.

Prokurori Mark Heywood QC pretendoi: ‘Viktima u vra me me gjakftohtësi. Ndodhi në një rrugë të qetë të Londrës”.

Heywood tha se vrasja ishte planifikuar për rreth gjashtë muaj, me vrasësit që vinin nga Suedia.

Ekzekutori, shtetasi suedez-tunizian Anis Hemissi, 24 vjeç, është në gjyq, por e ka mohuar vrasjen.

Edhe shtetasit suedezë Estevan Pino-Munizaga, 35, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç dhe Bawer Karaer, 23 vjeç, të cilët thuhet se kanë qenë pjesë e ekipit ‘në terren’ të dërguar për të ndihmuar Hemisin, mohojnë gjithashtu vrasjen.

Image
Flamur dhe Misse Beqiri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat