36-vjeçarja shqiptare u arrestua pas sekuestrimit të 450 kg kanabis, flet zyrtari i bashkisë

Diaspora

36-vjeçarja shqiptare u arrestua pas sekuestrimit të 450 kg kanabis, flet zyrtari i bashkisë

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 19:04
Lidhur me arrestimin e 36-vjeçares, ka folur gjithashtu dhe nënkryetari i bashkisë së Lombardisë, Dante Cattaneo

Jona Mullaraj, 36-vjeçarja e arrestuar në Itali nën akuzën e trafikut të drogës, ishte një aktiviste në luftën kundër lëndëve narkotike.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat sitaliane Sipas të cilave, në fillim të këtij viti, e reja nga Shqipëria mori pjesë në një aktivitet që kishte pikërisht në fokus luftën kundër trafikut të drogës.

Shtohet ndër të tjera se aktiviteti është zhvilluar në zonën e Groane Park në Lombardia ku morën pjesë dhe një sërë personalitetesh politike, duke përfshirë dhe Presidentin e Rajonit, Attilio Fontana.

Lidhur me arrestimin e 36-vjeçares, ka folur gjithashtu dhe nënkryetari i bashkisë së Lombardisë, Dante Cattaneo teksa shprehet se ka mbetur i surprizuar nga akuzat e ngritura ndaj saj.

Ai thotë se Mullaraj ka qenë gjithmonë në takimet e zhvilluara në këtë rajon për luftën kundër drogës.

“Ajo ishte një person shumë normal, nuk më bëri kurrë të dyshoja për diçka. Ajo merrte pjesë dhe në mbledhjet e këshillit bashkiak përpara pandemisë, kur ishte e hapur dhe për qytetarët e thjeshtë. Nëse e thërrisje, ajo vinte gjithmonë” – tha Cattaneo.

Hetimet e karabinierëve filluan pranverën e kaluar kur pronari i një ndërtese në Cesano Maderno kishte denoncuar vjedhjen në një garazh. Kur efektivët shkuan në garazh, gjetën dhe sekuestruan 450 kg kanabis.

Vjedhja e garazhit ishte inskenuar nga një 45-vjeçar teksa ky i fundit e ka tradhëtuar shqiptaren. Jona Mullaraj edyshohet se duhet ta ruante lëndën narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat