U mbyt nga burri në Greqi, flet vëllai i shqiptares: Ja çfarë ndodhi një ditë më parë

Diaspora

U mbyt nga burri në Greqi, flet vëllai i shqiptares: Ja çfarë ndodhi një ditë më parë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 15:38
Vëllai i viktimës ka thënë se çifti i bashkëshortëve nuk kishin probleme

Ka folur për mediat ditën e sotme vëllai i viktimës e cila është vrarë një natë më parë nga bashkëshorti i saj në Greqi.

Për mediat greke vëllai i viktimës 36-vjeçare, Elonës, ka thënë se çifti i bashkëshortëve nuk kishin probleme.

“Nuk kanë patur probleme, kanë shkuar bashkë në punë. Dje shkuam në lokal për të pirë çaj dhe në orën 08:00 – 08:30 ai u largua dhe shkoi në shtëpi të gatuante për fëmijët. Fëmijët flinin në dhomën ngjitur, nuk kuptuan asgjë. Kishin 10 vjet që ishin të martuar, ishin njerëz të qetë. Fëmijët i kemi marrë ne, i kemi sjellë këtu”, ka thënë vëllai i Elonës pasi u pyet nga gazetarët për ngjarjen tragjike.

Kujtojmë se  Festimi, 40-vjeçari që mbyti me duar bashkëshorten e tij, është arrestuar nga policia greke pasi ka qenë vetë ai që lajmëroi autoritetet.

Dy fëmijët e mitur të çiftit janë marrë nga daja i tyre në kujdestari për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat