Ekzekutimi i shqiptarit nga Kosova në sy të gruas e fëmijës në Londër/ Ja çfarë deklaroi boksieri suedez pas akuzave

Diaspora

Ekzekutimi i shqiptarit nga Kosova në sy të gruas e fëmijës në Londër/ Ja çfarë deklaroi boksieri suedez pas akuzave

Më: 11 janar 2022 Në ora: 17:48
Anis Hemissi, Flamur Beqiri me familjen e tij

Boksieri Anis Hemissi ka mohuar akuzat se vrau Flamur Beqirin dy vite më parë. Krimi në fjalë ndodhi në prag të Krishtlindjeve në Londër.

Shqiptarit nga Kosova, iu bë atentat në sy të djalit dhe të gruas së tij.

Autori i dyshuar për vrasjen pohoi se kishte udhëtuar nga Kopenhagen në Londër për të takuar një vajzë 22-vjeçare, ndërsa shtoi se kishte shkuar që të shihte “Netflix” me të.

Mes të tjerash i riu suedez tha se me vajzën me emrin Nadine ishte njohur në ‘Facebook’.

Prokurorët pretendojnë se Hemissi ishte pjesë e një ekipi prej katër vrasësish të dërguar nga Suedia për të vrarë Beqirin, si pjesë e një rivaliteti të dhunshëm midis dy rrjeteve të krimit të organizuar në vendin skandinav.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat