Vrasja e të riut grek/ 20-vjeçari shqiptar del para gjykatës, avokati: S’ka gisht në vrasje, roli i tij krejt periferik

Diaspora

Vrasja e të riut grek/ 20-vjeçari shqiptar del para gjykatës, avokati: S’ka gisht në vrasje, roli i tij krejt periferik

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

20 vjeçari shqiptar Roxhers Demirazi ka dalë sot para gjykatës së Selanikut për përfshirjen në vrasjen e 19 vjeçarit grek Alkis Kampanos, bashkë me 11 persona të tjerë. Përmes avokatit të tij, Demirazi është mbrojtur duke thënë se ai nuk ka gisht në vrasje dhe ka pasur një rol krejt periferik në këtë ngjarje.20-vjeçari u dorëzua te autoritetet greke pasi qëndroi për një farë kohe i fshehur në Shqipëri. Ai akuzohet bashkë me 11 persona të tjerë për përfshirjen në vrasjen e 19-vjeçarit Alkis dhe plagosjen e dy miqve të tij, në orët e para të 1 shkurtit, në zonën e Çarilës në Selanik.

Ndërkaq, policia greke po vijon hetimet për personin e 12-të që ka marrë pjesë në vrasjen e 19 vjeçarit grek Alkis Kampanos. Sipas informacioneve të deritanishme, ai është i ashtuquajturi “Dinos” dhe është drejtuesi i makinës së tretë të sulmit vdekjeprurës, një Volvo Polo ngjyrë gri, por pamja e tij nuk është “kapur” nga kamera, shkruajnë mediat greke. 

Policia pretendon se personi i 12-ti është grek, 25 vjeç rreth 1.80 m i gjatë. Ai përbën një element kyç në hetimin e policisë greke ndaj kësaj ngjarje pasi në automjetin e tij ndodheshin autori i dyshuar i krimit që ka mbajtur thikën në dorë me të cilën goditi Alkisin dhe një tjetër që goditi 19 vjeçarin me levë.

Megjithatë, një fakt që ngjall shqetësim tek autoritetet është se deri më sot, dhjetë ditë pas sulmit vdekjeprurës, automjeti i tretë nuk është gjetur ende.

Testi i ADN-së ka ngjallur shpresat te efektivët e policisë, ndërkohë që të akuzuarit fajësojnë hapur njëri-tjetrin nën peshën e dënimeve të afërta për sulmin vdekjeprurës ndaj të riut Alkis Kampanos

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat