U përfshi në trafikun e drogës, dënohet 28-vjeçari shqiptar në Angli, gjykatësi: Erdhe këtu të punosh, por të pëlqente ‘leku i shpejtë’

Diaspora

U përfshi në trafikun e drogës, dënohet 28-vjeçari shqiptar në Angli, gjykatësi: Erdhe këtu të punosh, por të pëlqente ‘leku i shpejtë’

Më: 26 prill 2022 Në ora: 18:15
Bledar Porja

Gjykata angleze ka dënuar një 28-vjeçar shqiptar me 2 vite e 2 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi që kapte vlerën e 63 mijë eurove. Më parë  i riu shqiptar Bledar Porja, kishte punuar në lavazh dhe më pas u përfshi në biznesin e shtëpive të barit.

Porja mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2019 dhe fillimisht nisi punë si lavazhier, dhe më pas u përfshi në fermën e kanabisit me 400 paund të muaj ndërsa priste të paguhej edhe më shumë pasi të shitej droga. Por, ai u pikas shpejt nga policia së cilës iu përpoq të arratisej përgjatë një rrugice por nuk ia doli dot. Gjatë arrestimit atij iu gjetën edhe një sasi parash dhe një celular. .

“Ti erdhe këtu për një jetë më të mirë, por ti nuk doje të punoje në mënyrë legjitime dhe e u joshe nga trafikantët e drogës për të fituar më shumë para. Keni paguar për të ardhur në Britaninë e Madhe dhe ne kemi vërtetuar se juve nuk ju është bërë presion për t’u përfshirë në trafikun e drogës”, u shpreh gjykatësi anglez.

Sipas hetimeve të prokurorisë Porja kishte një rol të rëndësishëm në fermën e kanabisit që ishte  ndërtuar në mënyrë profesionale dhe ishte projektuar për të prodhuar sasi të konsiderueshme kanabisi.

Gjykata angleze e dënoi shqiptarin me 2 vjet e 2 muaj burg, ndërsa i bëri të ditur se pas vuajtjes së dënimit do të dëbohet për në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat