Policia franceze deklarohen për vdekjen e çiftit nga Kosova në banesën e tyre në Francë, dyshohet se u vranë

Diaspora

Policia franceze deklarohen për vdekjen e çiftit nga Kosova në banesën e tyre në Francë, dyshohet se u vranë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:05
Ilustrim

Një çift bashkëshortor nga Kosova raportohet se janë gjetur të vdekur të martën në banesën e tyre në Epinal të Francës.

Dyshohet se çifti ishte vrarë me thikë, derisa trupat e pajetë të tyre ishin gjetur nga fëmijët e tyre, siç raportojnë mediet franceze.

Akoma mbeten të paqarta rrethanat e rastit.

Në një përgjigje nga Policia e Epinalit bëhet e ditur se hetimet po vazhdojnë.

Lidhur me rastin, prokurori publik i Epinalit do të mbajë një konferencë për media të prëmtën, tha zëdhënësi i policisë, Stéphane Herveux.

“Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar. Nuk mund të japim asnjë informacion. Prokurori Publik do të mbajë një konferencë për media të premten më 29 prill 2022”-thuhet në përgjigje.

Sipas raportimeve të medieve në Francë, të ndjerët ishin prindër të shtatë fëmijëve nga mosha 5 deri 21 vjeç

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat