Dom Lush Gjergji vizitojë Shtatoren gjigande të Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Nju Jork

Diaspora

Dom Lush Gjergji vizitojë Shtatoren gjigande të Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Nju Jork

Nga: Beqir Sina Më: 4 maj 2022 Në ora: 18:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatorja e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve Gjergj Kastriotit-Skenderbeut - i bashkohet Statujës së Shën Nenë Terezës në oborrin e Kishës, “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale-Nju Jork.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit, e cila pritet të pëurohet së shpejti -mbasi të përfundojnë punimet e fundit që janë pjesë  të dekorit rrethues të shtatores , (shtrimi me pllaka dhe lulishtja për rreth saj) në oborrin panoramik të kishës “Zoja e Shkodrës”,  u vizitua dje nga Don Lush Gjergji, prift katolik shqiptar i Ipeshkvisë së Kosovës.

Shtatorja e Gjergjë Kastriotit - Skëndërbeut e cila ka dalë një gjë e jashtzakonshme, dhe ngrihet madhështore! në këtë ambjent të mrekullueshem, është donacion krejtêsisht privat , i vetëm një donatori dhe ai është Zef (Zekë) Gjon Kalaj, dhe,  ka kushtuar deri tani rreth 600 mijë dollarë.

Në këtë vizitë të rastësishme dje në Simposiumin pë Nëna Tetesen-  Don Lush Gjergjit ju bashkëngjiten me shumë gëzim dhe disa veprimtar të njohur të komunitetit, përfshirë edhe  Marash Nucullaj, nga Detroiti, tenori shqiptar në Boston - Bashkim Paçuku,  dhe, disa  artist të komunitetit shqiptar, si dhe një grup veprimtarësh të njohur nga Nju Jorku e shtet për rreth.

Kjo shtatore që ka përmasa gjigande është për nga madhësia (përmasat) e njëjtë me atë Shtatores së Skëndërbeut, në kalanë e Krujës.

Ajo thuhet se është vendosur me iniciativën e gazetarit Mustafë Halili, Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, respektivisht udhëheqësve te saj Dom Pjetër Popaj, Toni Dedivanaj,  dhe bashkatdhetarë të tjerë, dhe pritet të përurohet nga fundi i gjashtë mujorit të dytë të këtij viti, në New York.

Kjo shtatore madhêshtore, shtatorja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në mënyrë simbolike,  është e vendosur në oborrin ballor para kumbanorês së kishës Zoja Shkodrës « ballë-përball » shtatores së të Shenjtes Nëna Tereze.

Dom Pjetër Popaj e deklarojë vendosjen e kësaj shtatoreje një vit më parë(shtator 2021) në 550 vjetorin e lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioit Skëndërbeut.

Ai pati thënë duke ngritur edhe një Meshë me këtë rast po atë ditë:  « Javën që kaloi kemi kremtuar festën e Shën Nenë Terezës e të premtën kemi vendosur shtatoren e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, pothuaj dy shtylla të Kombit, në pikëpamje kombëtare, por edhe fetare. Falënderojmë Zotin por falënderojmë edhe donatorin e kësaj shtatoreje të cilën e kemi mbuluar tashti që mos të shihet deri sa të kompletohet krejt puna. Por është e njëjta shtatore, replika e shtatores që është në Krujë. »

Dom Pjetër Popaj : « Duke falënderuar pra, donatorin Zef (Zekë) Gjon Kalajn. Shtatorja ka dalë një gjë e jashtzakonshme, e shkëlqyeshme! »

Më tej duke përfunduar njoftimin e madh për komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork , dhe anë e mbanë Amerikës, Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në provincën Scarsdale të Nju Jorkut në  fjalën e tij, ka thënë po ashtu:

« Kur të kompletohet shtatorja (e Gjergj Kastriotit-Skenderbe) ka me kenë edhe më e shëndritshme”

Njoftimi për ngritjen e shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbe si dhe i emrit të donatorit për ngritjen e këtij monumenti, Z. Zek Gjon Kalajt, êshtë pritur me entuziazëm dhe me duartrokitje të ngrohta nga pjesëmarrësit në meshën e asaj dite.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat