Mërgata Shqiptare reagon fuqishëm rreth mosmiratimit nga Parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës për gjenocidin në Srebernicë

Diaspora

Mërgata Shqiptare reagon fuqishëm rreth mosmiratimit nga Parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës për gjenocidin në Srebernicë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 maj 2022 Në ora: 06:42
Foto ilustrim

Mërgata Shqiptare në Botë reagonë fuqishëm rreth mosmiratimit  nga Parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës për  gjenocidin serb në Srebernicë të Bosnjes dhe Hercegovinës 

Kjo organizat me seli në New York (SHBA) ka reaguar në një kumtes drejtuar presidencës , qeverisë  dhe Parlamentit të Repyblikës së Shqipërisë duke marr shkas nga mos aprovimi nga Parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës për  gjenocidin serb në Srebernicë të Bosnes dhe Hercegovinës, gjenocid të cilin thotë kjo organizatë e tërë bota demokratike e ka dënuar

Ndërkohë thonë ata Parlamenti shqiptar me shumicë votash, në vend që të votojë PRO, votoi kundër kësaj rezolute!

REAGIMI: 

Duke percjellë më vemendje situatë aktuale dhe gjendjën e përgjithshme politike të institucioneve më të larta shtetërore të shtetit amë -  Shqipërisë e në veçanti, të Parlamentit shqiptar të seances se fundit ku për rend dite kishte aprovimin – votimin PRO apo KONTRA Rezolutës për  gjenocidin serb në Srebernicë të Bosnes dhe Hercegovinës, gjenocid të cilin e tërë bota demokratike e ka dënuar, Parlamenti shqiptar me shumicë votash, në vend që të votojë PRO, votoi kundër kësaj rezolute!

Mërgata Shqiptare në Botë, më seli në New York, të cilën e përbëjnë shqiptaret e të gjitha trojeve shqiptare, në Shqiperi, Kosovë, Kosovën Lindore, Iliridë, Mal të Zi dhe në mergatën shqiptare trekontinentalësh. SHBA, Evropë dhe Australi - shprehi indinjatën më të thellë dhe shqetësimet tona për një akt të tillë të turpshëm dhe të papresedan të Parlamentit të Shqipërisë! Legjislacionet e kaluara parlamentare te Republikës së Shqipërisë, për habi, kanë neglizhuar çështjen e gjenocidit në Bosnje e Hercegovinë edhe pse kjo ndodhi mbi dy dekada e gjysmë. 

Tani, me futjen në parlament të kësaj rezolute për dënimin e gjenocidit nga Serbia, pakuptueshem votohet kundër rezolutes, vihet ne veprim percaktimi i parlamentarëve me paraqitje dukshëm të interesave partiake antikombëtare, pa u përcaktuar dhe menduar se me këtë veprim po vritet imazhi i kombit Shqiptar në përgjithësi.

Mos përkrahja e rezolutës kundër gjenocidit të ushtruar nga regjimi serb mbi popullatën e pafajshme boshnjake në Srebernicë, do të thotë pajtim edhe më gjenocidin serb.

Mërgata Shqiptare në Botë më seli në New York, uron që Parlamenti Shqiptar të veprojë në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare Shqiptare në të ardhmen, për çka, deri tani nuk është parë.

Arsyea është e thjeshtë: E tërë bota demokratike e ka pranuar se në Srebernicë ka ndodhur gjenocid mbi popullin e pafajshem boshnjak si dhe gjykata ndërkombetare me vendim të prerë juridik ka vërtetuar gjenocidin.

Prandaj, Parlamenti Shqiptar, në afatin sa më të shkurter që është e mundur, të votojë PRO Rezolutës, në të kundërtën po e mbron gjenocidin serb. duke u perdorur ndikimi i mardhënieve Rama-Vuqiq.

Është e pa kapshme dhe e pa imagjinueshme që Parlamenti shqiptar është i vetmi Parlament në Botë përveë ai Serb e Rus që votojnë një rezolutë pro serbe që Serbia të mos dënohet për gjenocid mbi popujt jo sllavë në ish Republikat Jugosllave si në Kroaci, Bosne e Hercegovinë dhe në veçanti në Kosovë.

Një shtet qe e perkrah gjenocidin dhe krimet e luftës se regjimit gjenocidal siç është Serbia, do të thotë se ai shtet nesçr po t’i jepet mundësia, mund të jetë edhe më kriminel. Populli- kombi shqiptar, gjatë gjithë historisë ka ngritur zerin fuqishëm ndaj krimeve dhe gjenocideve, njëherit ka ndihmuar duke strehuar njerëz të cilët kanë qenë cak i krimit dhe gjenocidit. 

Andaj, kërkojmë nga Parlamenti i Shqipërisë dhe parlamentarët t’iu shmangen favorizimeve të përkatësive partiake në dëm të imazhit të shtetit dhe kombit në tërsëi.

Më shpresë se reagimi do të shqyrtohet .

Vëllazerisht Ju përshëndesim!

Jufaleminderit!

Bahri Ramadani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat