Vendi i mbytyr në gjak! Gjendet pa jetë trupi i një gruaje në Itali, dyshohet të jetë shqiptare

Diaspora

Vendi i mbytyr në gjak! Gjendet pa jetë trupi i një gruaje në Itali, dyshohet të jetë shqiptare

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 15:01
Fotografi ilustruese.

Trupi i pajetë i gjetur gjysmë i zhveshur, pak pas orës 2 të natës së kaluar, pranë përroit Parmigliola, në Marinella di Sarzana, në provincën e La Spezia, në ekstremin lindor të Liguria, i përket një gruaje të moshës 30 deri në 40 vjeç.

Sipas raportimeve të para, mund të bëhet fjalë për një shtetase me origjinë shqiptare, por identifikimi është ende në vazhdim. Në fakt, pranë trupit nuk u gjetën as çantë dore, as dokumente apo sende personale.

Në vend të kësaj, u gjet shumë gjak, nuk përjashtohet që gruaja të jetë qëlluar për vdekje në fund të një sulmi. Në vend karabinierët hetimorë të La Spezia dhe Arma di Sarzana ishin tepër aktiv. Magjistrati në detyrë hapi një çështje vrasjeje.

Hetuesit nuk përjashtojnë që gruaja të jetë plagosur për vdekje në një vend tjetër: pavarësisht sasisë së madhe të gjakut, në fakt për momentin nuk është gjetur asnjë predhë pistolete apo pushke. Megjithatë, do të jetë autopsia, që i është besuar patologes Susanna Gamba, për të zbardhur përfundimisht shkaqet e vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat