“Më goditën aq fort sa unë u rrëzova”/ Dy shqiptarë sulmojnë një 62-vjeçar në Maltë - policia zbulon planin

Diaspora

“Më goditën aq fort sa unë u rrëzova”/ Dy shqiptarë sulmojnë një 62-vjeçar në Maltë - policia zbulon planin

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 19:08
Vendi ku ndodhi ngjarja dhe personi qe u sulmua nga shqiptaret

Tre persona, mes tyre dy shqiptarë janë arrestuar në Maltë, pasi akuzohen për një sulm, të cilën autoritetet thonë se ishte i planifikuar dhe i paguar.

Mediat raportojnë se një 37-vjeçar maltez dhe dy shqiptarë të moshës 23-vjeçare pritet të akuzohen në gjykatë në lidhje me sulmin e paprovokuar ndaj një 62-vjeçari në zonën Qui-Si-Sana në qytetin Sliema.

Referuar burimeve policore bëhet e ditur se të dhënat e para tregojnë se sulmi mund të ketë qenë i paramenduar.

Fillimisht u raportua se personat u larguan nga vendi i ngjarjes, por më pas ata u arrestuan.

Nga hetimet rezulton se personi nga Malta kishte punësuar dy 23-vjeçarët shqiptarë për të ndjekur Louis Spiteri dhe për ta sulmua ata.

Pas arrestimit të dy shqiptarëve u arrestua edhe porositësi i këtij sulmi, maltezi 37 vjeçar.

Në një postim në Facebook, Louis Spiteri, viktima e sulmit, tha se ai kishte shijuar vrapimin e tij në mëngjes kur një nga dy burrat e ulur në një stol u ngrit dhe e goditi me grusht në fytyrë.

“Pa provokim njëri prej tyre u ngrit dhe më goditi aq fort në fytyrë, sa më hodhi në bar. Ndërsa unë fillova të bërtas për ndihmë, këta dy djem ikën me vrap. Isha i shokuar dhe i tmerruar, më gumëzhinte koka”, tha Spiteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat