Një i ri nga Kosova gjendet i gjakosur në Itali, dyshohet se u sulmua nga një grup njerëzish

Diaspora

Një i ri nga Kosova gjendet i gjakosur në Itali, dyshohet se u sulmua nga një grup njerëzish

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 16:50
Policia

Në Itali, në parkingun supermarketit Cadoro në periferi të Trevisos, respektivisht në Lancenigo di Villorba, pas mesnatës është gjetur i gjakosur me lëndime të rënda trupore një 23-vjeçar nga Kosova.

Sipas shtypit lokal, autoritetet italiane të rendit kanë njoftuar se arsyeja e gjithë kësaj po dyshohet të jetë një "qërim hesapesh", pasi djaloshi nga Kosova është i njohur për raste të ndryshme penale që i ka të trashëguara nga e kaluara.

Vetë ai e ka thirrur ambulancën në ora 2:15 pas mesnate. Atij i janë gjetur mavijosje në të gjithë trupin, e posaçërisht në shpinë.

Ai tashmë gjendet në spitalin kryesor të Treviso, ku është duke u trajtuar si pacient që gjendet mesatarisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

I riu nga Kosova raportohet se nuk ka qenë shumë bashkëpunues me policinë, përveç se u ka thënë atyre se është rrahur nga një grup njerëzish, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat