Detaje të reja nga ngjarja në Belgjikë/ “S’kemi shkuar mire”, flet vjehrri që dyshohet se qëlloi në dhëndrin e tij

Diaspora

Detaje të reja nga ngjarja në Belgjikë/ “S’kemi shkuar mire”, flet vjehrri që dyshohet se qëlloi në dhëndrin e tij

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 08:21
Detaje të reja nga ngjarja në Belgjikë/ “S’kemi shkuar mire”, flet vjehrri që dyshohet se qëlloi në dhëndrin e tij

I dyshuari kryesor për vrasjen e një 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë është vjehrri i tij. Mediat belge shkruajnë se Stephane V., 55 vjeç është arrestuar mëngjesin e djeshëm pas vrasjes së Ilir S.

55 vjeçari mohon të ketë qëlluar mbi dhëndrin e tij.

Tashmë 55-vjeçari është arrestuar dhe u dërgua para gjykatës pasditen e djeshme.

Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë avokati i tij Bram Elyn.

Ilir S. u vra me të paktën gjashtë plumba.

Sipas medieve belge, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë. Pavarësisht se iu dha ndihma mjekësore në kohë, i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Shqiptari la pas gruan dhe një fëmijë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja arme, të cilat janë marrë për ekzaminim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat