Nga trafikimi i drogës te armëmbajtja pa leje/ Britania e Madhe kthen me charter 20 shqiptarë të dënuar me 46 vite burg

Diaspora

Nga trafikimi i drogës te armëmbajtja pa leje/ Britania e Madhe kthen me charter 20 shqiptarë të dënuar me 46 vite burg

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Britania e Madhe ka rikthyer në vendin tonë 20 shqiptarë, të gjithë të dënuar për vepra të ndryshme penale deri në 46 vite burg.

Veprat e tyre penale nisin që nga kalimi në mënyrë të paligjshme për në Britaninë e Madhe dhe përfshirje në trafikun e drogës së klasit A dhe B. Gjithashtu ata akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe trafikim të kokainës.

Ministrja e Brendshme të Britanisë së Madhe Priti Patel theksoi se të gjithë të kthyerit janë përgjegjës për vepra kriminale që kanë shkatërruar jetën e shumë anglezëve.

“Këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e trafikut të drogës, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke shkaktuar pasoja të rënda tek shumë njerëz. Britanikët nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë e qeverisë për t’i bërë rrugët tona më të sigurta. Akti ynë i ri për kombësinë dhe kufijtë do të ndihmojë në përfundimin e ciklit të pretendimeve dhe apelimeve të minutës së fundit. Ne po vazhdojmë të largojmë kriminelët e huaj dhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu”, është shprehur Patel.

Kthimi i 20 shqiptarëve është pjesë e planit të largimit të personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britaninë e Madhe. Gjatë javëve të fundit, janë larguar me forcë shumë persona që akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat