Shqiptari lihet në burg për trafik droge në Angli, si tentoi t’i ikë policisë me furgonin e mbushur me kanabis

Diaspora

Shqiptari lihet në burg për trafik droge në Angli, si tentoi t’i ikë policisë me furgonin e mbushur me kanabis

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Një shqiptar është dënuar për trafik droge në Britaninë e Madhe. Shqiptari Mikael Kanaçi u kap teksa po transportonte një kilogram kanabis me vlerë 12 mijë paund. Kanaçi po e transportonte drogën në makinën e tij, në të cilën u gjet edhe një shkop bejsbolli.

Kanaçi ka tentuar të kthehet mbrapsht me furgonin e tij për t’i ikur policisë duke u përplasur me një automjet tjetër, por ai u bllokua dhe u ndalua nga efektivët.

Shqiptari u mor në pyetje nga policia dhe refuzoi të flasë përpara efektivëve. 27-vjeçari Kanaçi u dërgua në gjyq ku u deklarua fajtor për trafik droge.

Ndërsa avokati i tij mbrojtës deklaroi se Kanacci nuk ishte në dijeni të asaj që po transportonte. Por nga ana e saj, gjykata theksoi se pajisjet e sekuestruara nga furgoni, si shkopi i bejsbollit tregonin qartë se shqiptari po përpiqej të mbrohej nga ndonjë rrezik i mundshëm.

Shqiptari u dënua me 9 muaj burg si dhe iu ndalua drejtimi i makinës për 16 muaj e gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat