I vihet zjarri një koncesionari makinash në Greqi, autorët sulmojnë policinë me bomba molotov - arrestohet një shqiptar

Diaspora

I vihet zjarri një koncesionari makinash në Greqi, autorët sulmojnë policinë me bomba molotov - arrestohet një shqiptar

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Një zjarrvënie e qëllimshme ka ndodhur në një koncesionar makinash në rrugën Ymitto 35 në Kaisariani, në Greqi. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së dielës dhe si pasojë e zjarrit u dëmtuan 7 automjete.

Mediat greke raportojnë se për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e 5 zjarrfikëseve.

Gjithashtu, raportohet se kur forcat e policisë kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje ato janë sulmuar me molotov nga një grup personash të paidentifikuar.

Nga sulmi nuk ka pasur persona të lënduar ndërkohë që policia ka vijuar me arrestimin e një 24-vjeçari shqiptar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat